NËNSHKRUHET MARRËVESHJA LAN-VV

0

Koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

LAN & VVPas tre muaj diskutime, më në fund blloku dhe Vetëvendosje kanë nënshkruar, siç e kanë quajtur ata, “marrëveshjen e parimeve”. Sipas kësaj marrëveshje blloku dhe VV do të jenë të bashkuar në seancën e 12 shtatorit, kur edhe pritet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Me këtë marrëveshje, blloku dhe VV janë pajtuar që dialogu më Serbinë të udhëhiqet nga Vetëvendosje, pikë kjo e cila ka qenë ndër kushtet kryesore të VV-së për arritjen e kësaj marrëveshje me bllokun. Po ashtu, sipas marrëveshjes, do të rishikohen të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare se a janë në përputhje me subjektivitetin ndërkombëtarë, duke shfrytëzuar Komisionin e Venedikut dhe organet tjera.

Pas takimit ku u nënshkrua ‘marrëveshja e parimeve’, liderët e partive thanë se me këtë marrëveshje do ta nxjerrin vendin nga kriza dhe do t’i formojnë institucionet e vendit, të cilat do të punojnë për zhvillimin ekonomik, integrimin në BE, dialogun me Serbinë, reforma në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale.
Kryetari i LDK-së,Isa Mustafa tha se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë kundërshtim për përfshirjen e VV-së në Qeveri, madje e ka përkrahur këtë.

“E kanë mirëpritur dhe kanë thënë që për neve është e mirëpritur përfshirja e VV, sepse shohim me shumë arsye që të punojmë bashkë dhe që problemet t’i zgjidhim bashkërisht. Kemi biseduar sot edhe në Ambasadën e SHBA-ve dhe me zotëri Zbogar. Preokupimi i tyre është preokupimi i dialogut, ne i kemi shprehur zotimet tona që dialogu të vazhdoj, se përfshirja më e gjerë në këtë përcakton një forcë më të madhe të dialogut, një përgjegjësi më të madhe për dialogun dhe këtë zotim sot prapë po e përsëris se dialogu është një prej proceseve që ne do ta zhvillojmë në të mirë të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa.

Ndërsa, në anën tjetër lideri i Vetëvendosjes,Albin Kurtika theksuar marrëveshja është për të mirën e vendit, krijimit të institucioneve, por edhe dialogun me Serbët e Kosovës, por edhe dialogun në përgjithësi.

“Theksi i kësaj marrëveshje është zhvillimi ekonomik, qeverisja parimore, reformat institucionale, është mirëqenia sociale dhe natyrisht nëmarrëveshje në kemi përfshirë edhe çështjen e dialogut, ku ne së pari kemi përmendur dialogun me Bashkimin Evropian, me KE-në për anëtarësimin e Kosovë në BE, pastaj e kemi dialogun me serbët e Kosovës dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovësdhe gjithashtu e kemi edhe dialogun në përgjithësi i cili do të jetë parimore në qeverisjen e ardhshme”, theksoi Kurti.

Ndërsa, i nominuari i bllokut për kryeministër të Kosovë,RamushHaradinaj, ka thënë sekjo marrëveshje është kurorëzim i një projekti të nisur me 10 qershor me pozicione parimore, jo Thaçi 3.

“Kuptohet ajo ka qenë një nisje e mbarë me sfidat e veta, sot kemi bërë një hap shumë me të madh kemi nënshkruar një marrëveshje të parimeve për të ndërtuar institucionet e ardhshme dhe politikat qeverisëse. Në të njëjtën kohë të gjithë ne në Kosovë me i marr përgjegjësitë e tyre ashtu siç e parasheh kushtetuta edhe me qenë pjesë e institucioneve të vendit, dhe kemi mirëpritur pjesëmarrjen e tëgjithëve, komuniteteve edhe tëSrpskas. Kemi po ashtu një situatë integruese për të gjitha komunitetet etnike”, tha Haradinaj.

Ndërsa, duke komentuar takimin që kanë pasur me ambasadoren e SHBA-së, TraceyAnnJacobson, ai tha se i kanë traditë konsultat me ambasadoren Jacobson, me SamuelZbogar edhe me diplomat tjerë nëKosovë, për tëbiseduar për të gjitha temat dhe të gjitha sfidat që kanë.

Për pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në Qeveri dhe programin qeverisës, blloku dhe Vetëvendosje do të nënshkruajnë një marrëveshje të re. Këtë e bëri të ditur pas këtij takimi vet lideri i VV-së Albin Kurti.

Marrëveshjen e nënshkruan Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj (AAK), Famir LImaj (NISMA) dhe Albin Kurti (Vetëvendosje).

Merret vesh se këta liderë sot kanë pasur takim edhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në prag të seancës së 12 shtatorit, kur Kuvendi i Kosovës ka në rend të ditës zgjedhjen e kryetarit.

Në rast se Kuvendi arrinë të zgjedh kryetarin me gjithë polemikat dhe kontestet kushtetuese që janë hapur ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, atëherë do t’i hapej edhe rruga formimit të qeverisë së Kosovës./RTK/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com