Nënshkruhet kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit

0

Parapërgaditjet për mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin dimëror në komunën e Buajnocit edhe këtë vit janë bërë me kohë, në ambientet e drejtoratit për Ndërtim sot është nënshkruar kontrata mes ndërmarrjes në fjalë dhe Ndërmarrjes për Ndërtim “Saba Bellça” nga Presheva e cila do të përkujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve lokale të komunës së Bujanocit për sezonin dimërorë në rast se vendi kaplohet nga reshjet e mëdha të borës.

dimri

Kësaj kompanie i besuam që të marrë përsipër mirëmbatjen e rrugëve pasi që posedon gjithë teknikën e përsosurë, kështu u shprehë drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti. Sipas tij do të bëhet çmosë që të gjitha rrugët gjatë sezonit të dimirti të jenë të kalueshme. Sipas Valon Hetemit nga ndërmarrja e përzgjedhurë për mirëmbajtjen e rrugëve “Saba Bellça” kjo kompani ka bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme, dhe ka kapacitetin e nevojshëm, duke përfshirë makinat përkatëse për mirëmbatjen e rrugëve. Projekti për mirëmbajtjen e rrugëve në komuën e Bujanocit kap shumën 4.103.000 dinarë, duke shtuar edhe TVSH-në./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com