Nënshkruhet kontrata për digjitalizimin e tërësishëm të Kuvendit komunal të Bujanocit.
09:45 | 23 Prill 2019

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka nënshkruar dje kontratën me vlerë prej 4.7 milion dinarëve për digjitalizimin e tërësishëm të Kuvendit komunal të Bujanocit.

Ky projekt do të finansohet nga Ministria e pushtetit lokal. 

Komuna e Bujanocit në mesin e 66 komunave dhe qyteteve në vend është përzgjedhur si përfituese e këtij granti.

Njofton shërbimi për informim pranë Komunës së Bujanocit

Alesia Bami