Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugës Breznicë - Muhoc
15:01 | 13 Prill 2018

Është nënshkruar kontrata për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës Breznicë - Muhoc, thuhet nga komuna e Bujanocit, kjo rrugë është e gjatë diku rreth 4.5 km, ndërsa me këtë kontrat të nënshkruar nga komuna e Bujanocit e cila ka vlerën e 4.2 milion dinarëve, do të shtrohet vetëm një pjesë prej 730 metra të rrugës, thuhet nga banorët. Komuna e Bujanocit ka thënë se me rregullimin dhe asfaltimin e kësaj rruge, qytetarëve të komunës së Bujanocit i lehtësohet dhe shkurtohet rruga për Malësinë e Bujanocit dhe eliminon procedurat dhe pengesat të cilat ishin prezente deri tash.
Qytetarët të cilët e kanë frekuentuar këtë rrugë në drejtim të Muhocit është dashur që së pari të kalojnë kufirin, hyjn në Kosovë, për të kthyer përsëri në fshatin Muhoc. Vlera e kontratës është 4.2 milion dinarë me TVSH. BujanociNet ka pyetur banorët se deri ku saktësisht është parapar të shtrohet kjo pjesë e rrugës, një banorë është përgjigjur se kjo pjesë e rrugës do të asfaltohet deri në dalje të fshatit Breznic, ndërsa pretendohet se pasi që kjo është rrugë regjionale të investoj edhe ministria e infrastrukturës të Serbies për të përmbyllur dhe asfaltuar të gjithë rrugën deri në fshatin Muhoc rrugë kjo e cila, pas asfaltimit dhe përfundimit të rrugës Muhoc - Zarbicë do të ishte një lidhje e komplet Malsis së Bujanocit me qendëren e qytetit të Bujanocit./BujanociNet/
Edlira Rukaj