Nënshkruhet aneks kontrata e parë për objektin e shkollimit të lartë Universitarë

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagipi Arifi sot në kabinetin e tij ka nënshkruar njërën nga dy ankes kontratatat për pjesën e parë të finansimit që i takon komunës së Bujanocit për objektin e shkollimit të lartë, gurthemeli i të cilit është vënë më 03 shkurt të këtij viti. Sipas kryetarit Arifi vlera e kësaj aneks kontrate është 22 milion dinarë, ku 20 milion janë nga Trupi koordinuës dhe 2 milion të tjera nga buxheti i komunës së Bujanocit.

aneks 2Arifi thotë se, objekti i shkollimit të lartë Universitarë për fillim do të jetë për nevojat e fakultetit Ekonomik. Sipas kontraktës themelore me Bashkimin Evropian, komuna e Bujanocit duhet të siguroj nga mjetet e veta 10 milion dinarë, kurse Trupi Koordinuës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 20 milion dinarë. “Sot ishte vetëm një pjesë e aneks kontratës, dhe sipas dinamikës e cilëa duhet të kryeht nga punëdhënësi me kontratën themelore e cila është nënshkruar me progresin Evropian, ne duhet të bëjëmë edhe një aneks kontratë ku duhet të shpallim konkurs rreth inventarit, që është obligim i komunës së Bujanocit se si të sigurohet inventari me vlerë prej 8 milion dinarë”, është shprehur Arifi dhe ka shtuar se, 90 milion dinarë i jep Bashkimi Evropian, 20 milion Trupi koordinues dhe 10 milion komuna e Bujanocit. aneks 1Sa i përket çështjeve të ndërtimit nga buxheti komunal do të ndahen vetëm 2 milion dinarë, dhe punët janë duke shkuar ashtu siç ka paraparë programi EU-Progress, këta të fundit e kanë caktuar dhe mbykqyrësin, kurse pushteti lokal sot ka bërë firmosjen e kontratës për pjesën e komunës dhe të Trupit Koordinues. Në bazë të kontratës që është nënshkruar në mes të kompanisë “Tonçev Gradnje” nga Surdulica dhe Bashkimit Evropian, objekti duhet të jetë i kryer në fund të shtatorit, çka do të thotë se në tetor duhet të jetë i gatshëm për fillimin e vitit akademik 2015/2016 dhe të gjithë mbikëqyrjen e punës e bënë programi EU Progres i financuar nga BE ku do ta kenë në dispozicion edhe drejtoratin për urbanizëm pranë adiminstratës komunale të Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com