Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi takohet me Kryetarin e Bujanocit Shaip Kamberi (Foto)

0

Kamenica1

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, vizitoi sot Bujanocin, ku u prit nga Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi. Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi si dhe Kryetari i PVD-së Riza Halimi. 

Nënkryetari Matoshie uroi Kryetarin e ri të Bujanocit për fitoren në zgjedhje dhe marrjen e detyrës së re. “Ju përgëzoj për besimin që keni marrë nga banorët e Bujanocit dhe ju dëshirojë shëndet e suksese të shumta në sfidat që ju presin” ka thënë Nënkryetari Matoshi.
Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi e ka falënderuar Nënkryetarin Matoshi për vizitën dhe për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në mes të komunave fqinje. “ Ne mund të fillojmë me aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës, por duhet të synojmë edhe projekte të përbashkëta në infrastrukturën e komunave tona” tha Kryetari Kamberi.

Në takim u bisedua edhe për hapjen e Pikës Kufitare në Kapi të Sficës e cila e shkurton për së paku 100 kilometra rrugën nga Bujanoci në Medvegjë. “Kjo është një e arritur e madhe dhe do të përmirësoj dukshëm lëvizjen e banorëve të Bujanocit , Kamenicës e Medvegjës si dhe do të krijoj kushte për zhvillim më të madh të kësaj treve” tha kryetari Kamberi.

Në takim u fol edhe për sfidat që ka kjo trevë si pasojë e mosnënshkrimit të bashkëpunimit ndërkufitar në mes të Kosovës e Serbisë, ku komunat po humbin shumë projekte nga fondet IPA.
“Ne duhet ta ngrisim këtë problem dhe të bëhet pjesë e diskutimeve të gjëra, sepse duhet të arrijmë një zgjidhje për këtë problem, si pasojë e mosnënshkrimit të këtoij bashkëpunimi komunat tona po stagnojnë edhe në zhvillim dhe në përmirësimin e infrastrukturës. Këtë qështje duhet ta diskutojmë fillimisht me ministren për Dialog Edita Tahiri” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Në takim u fol edhe për gjendjen e banorëve përreth brezit kufitar e në theks të veqantë për vijën kufitare në Karaqevë, si dhe për kërkesat e vazhdueshme të banorëve të Malësisë së Bujanocit për paisje me dokumente të Republikës së Kosovës.

Kamenica3 Kamenica2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com