Nënë e Bijë Lindin Djem në të Njëjtën Ditë

0

Një nënë nga Siria dhe e bija e saj kanë lindur në të njëjtën kohë përmes prerjes cezariane në një spital në Turqi.

Fatima Birinci në moshën 42 vjeçare lindi fëmijën e saj në të njëjtën kohë me të bijën Gade Birinci 21 vjeçe në qytetin turk Konia, përcjell rtv21.tv.

Ato para tre viteve lanë Sirinë për shkak të luftës civile atje dhe u vendosën në Turqi.

Ato mbetën shtatzënë në të njëjtën kohë.

Te dy bebet janë djem dhe njëri është pagëzuar Recep kurse tjetri Tayyip, emrat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Mjeku kryesor, Erkan Atas, vizitoi familjen në dhomën e spitalit menjëherë pas lindjes së suksesshme, shkruan rtv21.tv.

Ai tha: “Kjo është një ngjarje që nuk kam dëgjuar kurrë. Ato kanë ikur nga lufta në vendin tonë dhe kanë marrë strehim në Turqi për tre vjet “. Dy djemtë e janë pagëzuar Recep (majtas) dhe Tayyip (djathtas).

Kurse gjinekologu Unsal e quajti këtë lindje një “mrekulli”. Unsal tha se lindjet e mëparshme të nënës ishin gjithashtu të gjitha me prerje cezariane. Po ashtu shtoi se nuk dihet se ku janë etërit, ose nëse kanë qenë dëshmitarë të lindjes. /21Media

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com