Nëna shet për 100 dollarë në internet fëmijën e saj

0
Një burrë është akuzuar për “uzurpim të statusit civil” nga ana e një gjykate. Burri kishte blerë dhe më pas kishte regjistruar në gjendjen civile një fëmijë të sapolindur.

Nëna e vërtetë e fëmijës së blerë në internet ishte një adoleshente, e cila ia dorëzoi foshnjën e saj burrit më 6 nëntor të vitit 2013, vetëm dy ditë pasi e kishte sjellë në jetë.

Sipas prokurorisë, vajza 18 vjeçare, pasi kishte lajmëruar në internet se do të jepte në adoptim fëmijën e saj, ia kishte dorëzuar të sapolindurën një burri kundjet shumë prej 100 dollarësh, si shkëmbim.

Burri, bashkë me bashkëshorten e tij e mbajtën dhe e rritën të voglën si të ishte vajza e tyre, deri muajin e shkuar. Gjithçka doli në dritë vetëm pasi babai biologjik i të voglës akuzoi në prokurori nënën 18 vjeçare.

Policia ndaloi adoleshenten, e cila dëshmoi gjithçka që kishte ndodhur. Ngjarja është zhvilluar në Santiago të Argjentinës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com