Në zyrë, si në dashuri… çështje kimie
20:00 | 12 Shtator 2018

Simpatia dhe antipatia
Janë ndjenja që krijohen në mënyrë instiktive dhe pavetëdije, pavarësisht vullnetit tonë. Dhe kjo si në dashuri ka bazë biokimike. Substancat që aktiviziohen në këtë rast janë feromonet, që prodhohen më shumë tek kafshët, por janë në sasi të vogla dhe tek organizmi i njeriut. Në bazë të studimeve të fundit, janë përgjegjës për një sërë mekanizmash tërheqjeje ndaj një personi të seksit të kundërt, transmeton top channel.

Miqtë e mirëqenies
Hormonet e mirëqenies janë serotonina, oksitocina dhe endorfina. Kur niveli i tyre në fizikun tonë është i lartë jemi me humor të mirë, të qetë dhe të relaksuar. Serotonina është hormoni i lumturisë dhe prodhimi i saj mund të rritet me disa strategjie. Endorfina që lufton gjendjet e ankthit mund të prodhohet përmes aktivitetit fizik apo edhe të dëgjosh muzikë dhe të qeshësh. Ah, po! Edhe çokollata nuk rekomandohet kot. Ndërsa oksitocina është hormoni i dashurisë prodhimi i së cilës rritet përmes ushqimit. Hani fruta!!!

Kortizoli është armiku
Hormoni i stresit pra, sigurisht, kortizoli. Nëse e kemi me shumicë në gjak mund të jetë japë dëme të rënda, si kontrolli i urisë, rrit gliceminë, ka efekte negative në sistemin imunitar dhe në zemër.

Përzierja e duhur
Për të punuar në një ambient të qetë dhe pozitiv duhet pak nga të gjitha dhe nuk është e nevojshme të ndalni të gjitha hormonet e stresit. Sigurisht një dridhje mund të jetë stimuluese dhe nxitëse për një konkurrencë të shëndetshme. Negativiteti gjeneron vetëm negativitet tjetër. Më mirë pak adrenalinë herë pas here, por e moderuar.

Alesia Bami