Në Winterthur të Zvicrës u përkujtuan dëshmorët e UÇPMB-së

0

Është i vetmi përkujtim që mbahet në diasporë dhe kjo ditë të jetë e tëra në kujtim të dëshmorëve, sepse dëshmorët e meritojnë këtë kujtesë dhe të kemi kujtesën e tyre përherë në zemra tona, sepse ata dhanë jetën, për atdheun tonë.

Winterthur-02

Edhe sivjet, jo pa vështirësi, u mbajt Akademia e vetme përkujtimore që mbahet në diasporë, kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së. Mesazhi, qëllimi, realizimi i Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, që mbahet me vite të tëra në Zvicër, prej një grupi shumë të vogël të atdhetarëve të Luginës së Preshevës ei ndihumuar edhe nga veprimtarë nga Kosova dhe Maqedonia, është shumë i qartë dhe nuk do komente: “Dëshmorët nuk duhet harruar, e nëse do ti harrojmë, atëherë, do të na dënoj perendia dhe historia”.
Të japësh vërejtje për një organizim dhe të mos japësh ide të reja, apo të kontribuosh, sado pak, përvoja e tregon, se nuk është e hijshme, apo ndodhë tek ata, që nuk munden të pajtohen, se diçka e mirë po bëhet. Ndoshta, dikushi, nga ata, që do ta lexojnë këtë reportazh, do të thotë, si duket, nuk paska shkuar mirë Akademia, e ne do ti japim përgjigje, se është e pamundur të mos shkoj mirë, sepse ata pak veprimtarë, që po merren me organizimin, janë të pastër dhe nuk kanë fituar asnjë lekë për vete, por familjarët e dëshmorëve, flasin fjalë të ëmbla për organizatorët dhe i freskohet shpirti, duke e ditur, se baballarët e tyre, fëmijët e tyre, vëllau i tyre, po përkujtohet edhe në gurbet.

Winterthur-02

Edhe shumë përgjigje të tjera do të vijnë, por nuk do të ndalemi, duke e pasur parasysh, hovin e madh të përditshmërisë sonë
Ndërrimi i ideve, apo mos pajtimi i ideve, nuk është kritikë e keqe, apo vëretje se nuk do të punohet mirë, por aty ka cilësi. Tekefundit, të dërgoj mesazhe vlërsimi të mirë për këto Akademi, tek i pari i shtetit shqiptarë, Dr.Sali Berisha, tek i pari i kryeqytetit shqiptarë Tirana Lulzim Basha, Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli dhe shumë ministra, veprimtarë të tjerë, e të tjerë, personalitete të fushave të ndryshme të përditshmërisë sonë dhe më kryesora, të marrësh fjalë të mira edhe ate me lot në sy nga familjarët e dëshmorëve, shpresoj, se është kulmi i së mirës, se kjo Akademi, pavarësisht, pengesa të vogëla, duhet vazhduar edhe në të ardhmen. Sivjet, një kontribut të veçantë, pa asnjë pëtesë sa i pëket programit artistik u përkujdes, SHKA Dardania me qendrën e saj në Winterhur. Ishte z.Shefqet Cakolli, që sapo u kthyen nga festivali mbarë kombëtar nga Gjirokstra, deshtën, që të japin kontribut në këtë Akademi, që ti përkujtojmë dëshmorët. Organizatorët e Akademisë, si edhe herave tjera, e kishin ngarkesën më të madhe, që të dal si duhet Akademia dhe ashtu ndodhi, u kalua me suksesin më të mirë të mundshëm. Të gjithë musafirët, ishin ftuar, që Akademia të filloj në ora 13.30, por organizatorët, duke parë në shumë tubime se po ka vonesa të programit, e kishin caktuar këtë orarë, që të vijnë të gjithë dhe në ora 14.00 të filloj programi, pra të mos vonohen bashkatdhetarët dhe të flasin nëmes veti dhe të përshëndeten me familjet e dëshmorëve.

Winterthur-03

Skena, si edhe herave tjera, ishte e mbushur me fotot e dëshmorëve, 28 dëshmorë, 28 drita të pashueshme, 28 rreze, 28 shpresa, 28 emra, 28 familje, një qëllim, një betim, një rilindje.

Emocione, lotë, shihje tek shumë familje të dëshmorëve, e mezi pritshin të dëgjojnë diçka, për këta dëshmorë. Kishin bërë rrugë, edhe mbi 1000 km bashkatdhetarët tanë, dikush, 800 km, vetëm e vetëm, të jetë prezent. Nga organizatorët, ishte vendosur, që vendet më të mira në sallë, ti kenë familjet e dëshmorëve dhe musafirët special, që kishin ardhur nga Bujanoci dhe Medvegja. Veprimtarët nga Dukagjini, Drenica, Anamorava, Gostivari, Bujanoci, Presheva e Medvegja, pritshin emocionet e fillimit të kësaj Akademie. Atëherë, kur u bë ora 14.00, filloi edhe Akademia, me një moderim të shkëlqyer nga Ramadan Morina.

Winterthur-04

Kësaj here, musafirë i veçantë, ishte Jonuz Musliu, përfaqësues politik i UÇPMB-së, njëherit kryetar i LPD-së, ambasador i paqes, si dhe kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pastaj Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë, Nazmi Hajredini, konzulli i Kosovës në Cyrih z.Sali Sefa dhe shumë personalitete të tjera nga diaspora.

Në këtë Akademi edhe si herave tjera, ishin prezent, familjarët e dëshmorëve të Artan Abazit, Mitat Musliu, Komandant Lleshit-Ridvan Qazimi, komandant Terri – Shaban Ukshinit, etj, etj.

Emblema e UÇK-së dhe ajo e UÇPMB-së, ishin në anën e majtë e në anën e djathtë, të skenës, flamuri kombëtarë shqiptarë dhe ai i shtetit mikë të kombit tonë zviceranë. Nxënësit e Shoqëris Kulturo-Artistike „ Dardania“, e hapën programin duke kënduar hymnin kombëtarë. Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” me qendrën e saj në Fully të Valisit i shoqëruar me kryesinë e shoqatës dhe veprimtarë medvegja, kishin ardhur nga pjesa franceze e Zvicrës sikurse edhe viteve të mërparshme për ta përkrahur akademinë. Pas hymnit kombëtar, fëmijët e veshur me veshje kombëtare, të përmendur me emra dhe mbiemra dëshmorët nga moderatori, mbanin në duar fotot e dëshmorëve dhe vendoseshin në mes të skenës duke dhënë emocione të mëdha tek të gjithë të pranishmit. Moderarori i Akademisë, z.Morina përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe veprimtarin, njëherit kryetar i SHHLP Fazli Musliu përgjegjës i këshillit organizativ të hap Akademinë përkujtimore. Me të dalur në skenë z.Musliu, falënderoi të gjithë për pjesmarrje dhe përshëndeti familjet e dëshmorëve si dhe musafirët nga atdheu. Gjithashtu, z.Musliu, falënderoi edhe sponzorët, që ndihmuan të mbahet kjo akademi.

Winterthur-05

Pas fjalës së z.Musliu, me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët e kombit edhe për dëshmorët e fundit që ranë në Kumanovë.

Në vazhdim të prorgamit u dha edhe një një historik i shkurtërt të 28 dëshmorëve të UÇPMB-së, përgaditur nga publicisti Dashnim Hebibi e të realizuar nga ana teknike nga Iljaz Beqiri nga Drenica. Pas këtij dokumentari të shkurtër, që u mirëprit nga të pranishmit, në skenë u ftua për një fjalë përshëndetëse edhe Shefket Hasani, i cili krisi pushkën i pari kundër regjimit të kryekriminelit Millosheviq dhe ai u përkul para dëshmorëve, përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi këshillin organizativ që nuk po ndalet së organizuari për çdo vjet një Akademi të dëshmorëve.

SH.K.A „Dardania“ me qendrën e saj në Winterthur, me përgjegjësin e saj Shefqet Cakolli, i cili pa asnjë përtesë ka pranuar, që sivjet të ketë barrën kryesore të programit artistikë, u falënderua nga këshilli organizativ dhe familjarët e dëshmorëve. Kjo shoqëri, ditë më parë ishte në festivalin mbarëkombëtar në Gjirokastër dhe enkas përkëtë Akademi që në fillim të programit u paraqit me tri pika muzikore.

1. Valle instrumentale – orkestra e SH.K.A „ DARDANIA“
2. Këngë për Preshevën, këndojn vëllezërit Arbnor dhe Rrezart Kuqi
3. Këngë pë bashkimin kombëtar, këndon Hamit Shillova

Nga Presheva, sivjet ishte i pranishëm veprimtari i dëshmuar i çështjes kombëtare z.Nazmi Hajredini, që njëherit është kryetar i OVL-së për Preshevë, i cili përshëndeti të pranishmit dhe tregoi hollësisht për situatën aktuale që po mbretëron në këto troje shqiptare.

Winterthur-06
Me një telegram urimi e përshëndetës u lexua nga moderatori, të cilin e kishte dërguar kryetari i Komunës së Bujanocit, Dr.Nagip Arifi.

SH.K.A Dardania në vazhdim dha një valle për nënat e dëshmorëve, luajtur nga fëmijët e shoqërisë, që të gjithë e mirëpritën me duatrokitje të mëdha dhe të cilët ishin me plot emocione, ngase e kuptuan mesazhin e qartë që kishte kjo pjesë artistike, me një përgaditje shembullore.

Konzullit të Kosovës në Cyrih, z.Sali Sefa, i cili gjithmonë është afër mërgatës së Luginës së Preshevës, ju dha fjala dhe ai pasi përshëndeti familjet e dëshmorëve, këshillin organizativ dhe të gjithë të pranishmit, u ndalë së kujtuari, vlerën e madhe që ka kjo përkujtimore, që nuk po harrohen dëshmorët dhe duke shpresuar, se një ditë amaneti i dëshmorëve do të shkoj në vend.

Fjala iu dha edhe z.Jonuz Musliu, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit, familjet e dëshmorëve dhe këshillin organizativ. Ai ndër të tjera tha, se na duhet unitet dhe punë më e madhe që të jemi aty ku duhet të jemi.

Këngëtari i muzikës folklorike Hekuran Rexhepi me grupin e tij si edhe herave tjera, u prezentua me dy pika muzikore. Kënga e parë ishte dëshmorët e Kosovës Lindore dhe këngëtarja e re Hysnije Rexhepi që e thërrasin si Fatime Sokoli, e cila këndojë këngën:

„Na bashkon vetëm një Shqipëri“, dhanë emocione të mëdha tek të gjithë të pranishmit.

SHKA Dardania me vallen e kaçakëve, luajtur nga grupi i burrave, me tupan, ishte edhe një herë, dëshmi e madhe, se kjo shoqëri, jo padyshim është shumë meritore jo vetëm në Zvicër e gjithë diasporën, por është një emblemë e fortë, se diaspora shqiptare ka ruajtur dhe po ruan traditën e gjuhën tonë kombëtare. Një valle e mrekullueshme, me motiv lufte, që dëgjoheshin artistikisht edhe zërat e pushkave të dëshmorëve. Pas kësaj valleje, u recituan edhe dy poezi kushtuar dëshmorëve nga nxënës të shkollës plotësuese shqipe, anëtar të SHKA Dardania.

Me një fjalë përshëndetëse, u paraqit edhe babai i dëshmorit të UÇPMB-së, i cili edhe pse në moshë të thyer kishte ardhur enkas nga Tërnoci i Bujanocit për të marrë pjesë në këtë Akademi. Me disa fjalë të shpirtit, luti që të jemi më të bashkuar. Edhe një poezi nga vajza e Shaban Ukshinit – Komandant Terri, ishte një emocion i papërshkrueshëm për të gjithë të pranishmit, që shiheshin me lotë në sy, ku përshkruajti mallin e prindit, që nuk e pa duke u rritur dhe tash, nipi e kërkon gjyshin e tij.

Gjatë programit, u falënderuan, kryesia e Shoqatës Humanitare Medvegja, Shoqata Humanitare „Agimi“ Tërnoc, Shoqata Humanitare „ Hafez Xhaferi“ Bushtran, Hamdi Qenani, Kumanovë, veprimtar në Zvicër, Agjensia Turistike „ Mimoza“, Preshevë, SH.K.A „ Dardania“ në Winterthur të Zvicrës, moderatori i Akademisë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që të organizohet kjo akademi. Në fund të kësaj Akademie, kryetari i OVL-së z.Hajredini, ndau një mirënjohje për z.Fazli Musliu dhe këshilli organizativ u ftuan në skenë, për ti nderuar disa nga të pranishmit me nga një mirënjohje, që i ndau z.Zenel Neziri kryetar i SHH Medvegja dhe Shaip Bajrami arkatar i SHHLP-së. Të gjithë të pranishmit, u ndanë të kënaqur dhe shumë të tjerë, duke bashkëbiseduar dhe duke i dhuruar lavdërata organizatorëve për organizimin dhe që të mos ndalen asnjëherë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com