Në vendin ku përdhunohen meshkujt

0

Një mashkull 25-vjeçar është viktima e radhës e përdhunimit në Afrikën e Jugut, që autoritetet vendase besojnë se është kryer nga i njëjti grup femrash.

I riu ishte duke bërë autostop në zonën Polokuane, kur tre gra të moshës së mesme, sipas përshkrimit të tij, ndaluan me makinë dhe i ofruan që ta ndihmonin duke shoqëruar për një copë rrugë.

25-vjeçari hipi në makinë dhe pak pas kësaj thotë se e pa veten nën grykën e pistoletës dhe u detyrua që të konsumonte një gotë me substanca “të çuditshme”, që e bënë të humbiste vetëkontrollin, transmeton tch.

Pas kësaj, ai thotë se është përdhunuar nga të trija gratë, që më pas e kanë “hedhur” në anë të rrugës pranë qytetit Tzaneen, ku ai i është drejtuar stacionit të policisë për të bërë denoncimin e vet.

Policia thotë se i riu është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike.

Ky nuk është përdhunimi i parë i meshkujve në rajonin Limpopo të Afrikës së Jugut. Në muajin maj një 23-vjeçar denoncoi tri femra që e përdhunuan për tri ditë me radhë. Ai tha se e detyronin që të konsumonte pije energjike vazhdimisht gjatë mbajtjes peng.

Në korrik, një mësues u rrëmbye po nga tri gra të armatosura, ndërsa në shkurt një tjetër mësues denoncoi se katër gra e kishin përdhunuar.

Policia vendase dyshon se bëhet fjalë për të njëjtin grup vajzash, që dyshohet se shfrytëzojnë spermën e viktimave të tyre për ta shitur.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com