Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” u mbajtën provimet pranuese

0

Në të gjitha fakultete e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” u mbajtën provimet pranuese për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2015/2016. Për të parë nga afër këtë proces, Naim Syla,U.D. i rektorit në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, së bashku me stafin tjetër të menaxhmentit, i ka vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së testit pranues të studentëve të rinj të cilën dëshirojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë.

00_12_1437407324189837367

Me këtë rast u.d. rektori Naim Syla, ka uruar studentët e ardhshëm që të kenë sukses në regjistrim dhe mbarimin të studimeve. Gjithashtu studentët e rinj që kanë shpreh interesim për të studiuar ne Universitetin “Kadri Zeka”, i ka vizituar edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ka uruar ata duke ju dëshiruar suksese ne testin pranues. Kurse Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm ne Universitet, tha se procesi i testimit ka shkuar mbarë dhe se nuk ka pasur ndonjë parregullsi. Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë 1530 studentë, prej të cilëve 1350 studentë të rregullt dhe 180 studentë me korrespondencë, në kuadër të këtij numri do të përfshihen edhe studentët e Luginës së Preshevës. Ndërkohë, në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” rezultatet e provimit pranuese do të shpallen më datë 22 korrik 2015. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 23-25 korrik 2015. Pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen. Ankesat do të shqyrtohen me datë 27. 07.2015. Publikimi i listave sipas ankesave bëhet më datë 29 korrik 2015. /2L ONLINE/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com