Në Ulqin kapet një sasi e madhe e drogës, arrestohen dy shqiptarë (Foto)

0

Policia e Ulqinit ka sekuestruar një ton e gjysmë drogë, në një anije që ka lundruar në afërsi të Plazhit të Madh.

Bëhet e ditur se Policia e Malit të Zi ka arrestuar shtetasit shqiptar Bernard Tahiri dhe Elton Caushi me dyshimet se ata janë të përfshirë në tregtinë ilegale me drogë.

“Rreth orës 11:00, rreth 8 kilometra nga plazhi i madh në ujërat në drejtim të Italisë, njësiti kufitar detar i Barit ka kontrolluar anijen Club Man 28. Anija është drejtuar nga Tahiri dhe Caushi. Pas kontrollit anija është ankoruar në plazhin e vogël”, transmeton Gazeta Express.

Në këtë anije janë kapur 78 thasë me nga 20 kilogramë të drogës, ka thënë një bashkëbisedues nga radhët e Policisë për gazetën Vijesti.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com