Në Tiranë dy Qeveritë të ndihmojn e formsojn një qëndrim për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

0

Refik HASANI,III

Shkruan : Mr.Sc. Refik  HASANI

Ky takim i dy qeverive  nuk duhet të mjaftohet vetëm të japë një mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë , Preshevë , e Bujanoc por edhe  të njoftoj , alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin  por mbi të gjitha të ndaj mjete dhe të krijoj një fondë të përhershëm  . Të ndahen detyra e përgjegjësi sakt të dihet për çdo vjet nga sa mjete do të ndahen jo vetëm premtime në letër .Dy qeveritë  shqiptare kan obligim moral,institucional dhe kombëtarë që  më  në fundë  në këtë takim të dytin me radhë të dy qeverive të fillon një qasje e re , e mirëfilltë , reale, të gjithë  bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojn qëndrimet  zyrtare , të harmonozojn  strategjit e veprimi si  :

Për Referendumit të një  e dy marsit 1992,për marrëveshje e Konçulit,Këshillin  Nacional të Shqiptarëve,Trupin Koordinues,për diskriminimin në këtë Krahinë,për amnistin e ushtarëve të UÇPMB-ës, për të dëbuarit , zhvendosurit,për hapjen një Universiteti publikë në gjuhën shqipe , etj . Mbajtja e një qëndrimi i dy shteteve  duhet të jetë që do të pasqyrohet dhe prezentohet  edhe në Bruksel , Nju Jork e kudo tjetër në botë  . Çështja e pazgjidhur e ksaj Krahine të ngritet edhe në mekanizma e instanca si në Parlament të Europës  dhe seanca të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve  të  Bashkuara . 

Përveqë bashkëpunimi ndërkufitar të nivelit Komunal  na duhet edhe bashkëpunimi  Rajonal i shteteve në shumë fusha të bashkëpunimit në mesë tyre që është interes i përbashkët  . Takimi i radhës për kabinetin qeveritarë të Kosovës dhe Shqipërisë ti bashkangjitet edhe kabineti Qeveritar i Maqedonisë dhe takimi i përbashkët  i tri Qeverive të mbahen  në Kumanovë që ka një simbolikë pasi  është në një trekëndësh kufitar afër Preshevës dhe Gjilanit .Po ashtu në një të ardhme të afërt presim takime edhe bashkangjitje të Kabinetit Qeveritarë i Malit të Zi , Serbisë dhe Greqisë  .  

Takimet të dy Qeverive Shqiptare duhet të vazhdohen  si të rregullta , kurse dy Parlamentet të caktojn nga një pikë të rendit të punës dhe  të diskutojn dhe propozojm që të dy Parlamentet Nacionale të themelojn një  Komision Parlamentar mikst për shqiptarët jashta kufijve admnistrativë të Kosovës dhe Shqipërisë .  Krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore  do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale  për popullatën e ksaj Krahine .

Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mdhenjë do të jemi ne Shqiptarët.

Autori, ish –Kuvendar Komunal i Gjilanit  dhe  publicist i pavarur  nga Bujanoc

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com