Në Stublinë e Stanqiq arrestime për kontrabandim me migrant dhe kalim ilegal

0

Në fshatin Stanqiq të Gjilanit janë arrestuar 5 të dyshuar 4 meshkuj dhe 1 femër shqiptar-e shtetas të Maqedonisë pasi të njëjtit janë takuar duke hyr me një veturë me targa të Maqedonisë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale ( përmes rrugëve dytësore).
00_12_1422354015899960130Me vendim të prokurorit vetura me të cilën ishin duke udhëtuar të dyshuarit është konfiskuar, kurse 4 të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse njëri i dyshuar i mitur dërgohet në qendrën për punë sociale në Gjilan njoftoj policia e Kosovës. Edhe në udhëkryqin Stublinë – Pogragjë – Gjilan janë ndaluar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar të cilët në bashkëveprim kanë tentuar që t`i kontrabandojnë 10 shtetas Kosovar të cilët kanë pasur për qellim që t`i dërgojnë përmes Serbisë për në vendet e treta. Te dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë, vetura e të dyshuarve është konfiskuar. Ndërsa viktimat janë liruar në shtëpi. Rasti nën hetime.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com