Në stacionin e autobusave në Bujanoc kapen 2.188 gram lënd narkotike

0

Policia më 28 mars 2018 në stacionin e autobusëve Nish Express, ka arrestuar tre persona për shkak se kanë kryer vepër penale.

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë kanë arrestuan M.H. (1968) nga afërsia e Bujanocit, L.A. (1979) dhe V.K. (1999) të dy nga Vranja, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të prodhimit të paautorizuar dhe trafikimin e drogës.

Policia arrestoi të dyshuarit më 28 mars të këtij viti në stacionin e autobusëve në Bujanoc (M.H.), (L.А) dhe (V.K) pasi gjeti një valixhe që përmban 2.188 gram substancë që dyshohet të jetë droga narkotike e llojit marihuan me qëllim të transportimit të saj në Suboticë.

Me urdhër të zëvendësprokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit u urdhëruan të qëndronin në paraburgim deri në 48 orë dhe me akuza penale do të sillen në prokurori.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com