Në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc ka arritur vaksina kundër gripit sezonal

0

Kanë arriturë  1 mijë e 35 vaksina kundër gripit në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, këto vaksina janë të shpërndara  nëpër të gjitha stacionet shëndetësore të komunës së Bujanocit.

vaccina

Vaksina kundër gripit është shumë e rëndësishme sepse të mbron nga viruset e shumta  të cilat mundë të paraqiten gjatë sezonit dimëror, të drejt për marrjen e vaksinës kundër gripit kanë personat mbi moshën 65 vjeç, të sëmurit kronik, ata të cilët vuajnë nga sëmundja e mushkërive, të sëmurit e zemrës , të sëmurit malinje si dhe ata të cilët vuajnë nga diabeti, kështu u shpreh Adnan Salihu specialist i mjekësisë së përgjithshme pranë shtëpisë së shëndetit në Bujanoc. Kurse pjesa tjetër e popullatës mundë të i blejnë vaksinat kundr gripit nëpër barnatoret e qytetit  dhe për marrjen e saj mundë të shërbehen nga repartet përkatëse të shtëpisë së shëndetit dhe stacioneve shëndetësore të komunës së Bujanocit. Patjetër çdo pacient duhet të marrë urdhëresën nga mjeku personal për të marrë këtë vaksinë, pacienti nuk duhet të ketë temperaturën mbi 38. Vaksinën kundër gripit kanë të drejt ta marrinë edhe gratë shtatzënë por edhe fëmijët. Në fund Salihu apelon qytetarët që të marrin këtë vaksinë në mënyrë që të jenë të mbrojtur nga ndonjë epidemi që mundë të vijë, dhe të gjithë ata persona që janë të ndjeshëm nga kjo kohë të vizitojnë mjekun e tyre dhe të marrin këshillat e mjekut./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com