Në Shqipëri janë trajnuar njerëz për terrorizëm dhe xhihad

0

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati bëri të ditur sot se në Shqipëri janë trajnuar njerëz për akte terroriste. Gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij kanadez, John Baird, ai tha se Shqipëria po punon për ta izoluar këtë fenomen.

“Shqipëria nuk e ka mohuar, pasi në zona të caktuar ka njerëz që janë ushtruar për veprime terroriste.Por, kjo nuk lidhet me harmoninë fetare, pasi kjo është një nga vlerat e çmuara që kemi. Ndaj dhe vizita e Papës mbështetet dhe tek kjo vlerë. Shqipëria po punon me autoritetet për ta izoluar këtë fenomen dhe është e rëndësishme që kjo luftë të shoqërohet së bashku me faktorët ekonomik e social. Por, ka një dallim se terreni social në Ballkan dhe Shqipëri, e ndihmon më shumë terreni social, ndaj mendojmë se çështja e instrumenteve ekonomik dhe shoqëror është themelor”, tha Bushati.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com