Në SHBA ndërtohet roboti që do t’ua përmirësojë jetën të moshuarve
22:30 | 18 Janar 2019

Një robot i ndërtuar nga shkencëtarët në SHBA mund të ndihmojë njerëzit e moshuar dhe ata që vuajnë nga demenca të jetojnë vetë, pa ndihmën e një kujdestareje.

Sistemi i robotit ka sensorë të ngulitur rreth shtëpisë për të përcaktuar se ku është një banor, çfarë po bën dhe kur ka nevojë për ndihmë. Kur është e nevojshme, roboti ndihmës mund të vendoset për të gjetur banorin dhe të japë udhëzime video për mënyrën se si të kryejë detyra të thjeshta, madje dhe ti tregojë se kur duhet të pijë ilacet ose të ushqehet.

Diane Cook, profesoresha e shkencave kompjuterike tha se sistemi është krijuar me qëllimin që të sa më shumë të moshuar që të qëndrojnë vetëm në shtëpi, pa patur nevojë për përkujdesjen e dikujt.

The post Në SHBA ndërtohet roboti që do t’ua përmirësojë jetën të moshuarve appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Rina Balaj