Në Sh.F “Muharrem Kadriu” nuk ka vend për dukuri negative

0

Në ditët e sotme, në rrethin ku jetojmë dhe më gjërë egzistojnë dukuritë negative që çdo ditë e më tepër po e përmbysin shoqërine tone. Zakonisht ata të cilët janë viktimat e këtyre dukurive janë adoleshentët të cilëve u imponohet apo me dashje, bëjn veprime të cilat mund edhe ti kushton shumë në jetë. Ndër dukurit negative më të përhapura në shoqërin tonë janë: Duhani dhe lëndët narkotike.

Shkolla-fillore-Muharrem-Kadriu-TëernocNë disa shkolla të vendit dhe rajonit, dukurit negative janë present, sikurse duhani dhe lëndët narkotike. Në raste të tilla, përfaqsuesit e shkollave dhe organizatave të ndryshme, kanë marrë shumë iniciativa për ti parandaluar këto dukuri negative. Njëra ndër shkollat e cila i ka thënë STOP dukurive negative është edhe Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu: në Tërrnoc, ku gjatë bisedës me drejtorin, pedagogun dhe psikologun e kësaj shkolle, mësuam se në këtë vatër arsimore gjithçka është duke vijuar sipas planprogramit dhe se deri më sot nuk janë vërejtuar raste që kanë të bëjnë me dukuri negative. Drejtori Selami Jakupi, përmes bisedës telefonike, tha se, në shkollën e lartpërmendur, nuk ka nga nxënësit që pin duhan e aq më pak lënd narkotike, ai thot se, “nëse ka nga ata që thonë se në këtë shkoll përdoret marihuana dhe cigarja, janë vetëm trillime, thash e theme, me qëllimin e vetëm për ta njëllosur Shkollën “Muharrem Kadriu” Edhe psikologja e shkollës Teuta Mejdiji, thotë me plot bindje dhe përgjegjësi se, nxënësit e Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu”, nuk përdorin duhan e aq më pak drog, përderisa ata janë në shkollë gjatë gjithë kohës janë nën vëzhgim të personelit arsimorë, sipas sajë deri më tash asnjë rast nuk është paraitur, se ata pin duhan në klas apo në oborr të shkollës. Psikologia thot se, shitoreve që janë afër shkollës iu është kërkuar nga drejtoria që asnjë nxënësi të mos i shitet duhani dhe ata e rrespektojnë këtë. Edhe arsimtari i edukatës fizike Nagip Latifi, thot se, nxënësit e kësaj shkolle, nuk kosumojn duhan, gjatë orarit të mësimit, dhe se kjo nuk vërehet nga personeli arsimorë. Ndërsa pedagogu Faik Jashari, theksoi se, për të qenë nxënësit më të sigurt dhe mos të vijë deri tek ndonjë problem, iu është ndaluar nxënësve të mbas ditës të vijn në shkoll paradite dhe anasjelltas, e po ashtu personat të cilët nuk janë pjes e shkollës e kanë të ndaluar të hyjn në shkoll pa ndonjë arsyje dhe ndalohen nga punonjësit e shkollës. Jashari thot se, gjithnjë i përcjellmim veprimet e nxënësve dhe nuk është parë asnjë nxënës me sjellje të tilla./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com