Në Serbi nxënësit mësojnë që Kosova është e pavarur!

0

Opinioni në Serbi është tronditur nga një hartë e botuar në librin e Gjeografisë së klasës së gjashtë. Në këtë libër, në hartën e Europës Juglindore, është paraqitur Kosova e ndarë nga Serbia me kufij shtetërorë. Kosova është paraqitur si shtet edhe në harta tjera të këtij libri, shkruan e përditshmja serbe “Blic”.

Gjeografia6-02

Enti i teksteve mësimore në Serbi nuk kanë pranuar se Kosova është paraqitur si shtet, pasi sipas tyre, kufijtë e Kosovës janë rrethuar me linja më të holla se ato të shteteve. “Në këtë hartë shihet dallimi në mes të vijave që përcaktojnë kufijtë shtetëror dhe ata të krahinave. Por një vijë gjysmë e plotë si ajo me Kosovën, nuk është vendosur në kufirin me Vojvodinën. Enti i teksteve do t’i tërheqë nga shitja të tirazhin e këtyre teksteve, për t’i zëvendësuar me botimet e modifikuara”, thuhet në njoftimin e Entit të teksteve shkollore të Serbisë. Edhe prindërit janë të pakënaqur me gabimet në tekstet shkollore. “Kështu vetëm se i hutojnë nxënësit. Edhe atë në librin e gjeografisë” ka thënë Jelena Gjurgjeviq (47), nënë e një nxënësi të klasës së 6.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com