Në Serbi: Erdogani tani është me ne, u prish me Kosovën dhe Shqipërinë

0

Turqia e Recep Tayyip Erdogan partner kryesor të saj në Ballkan i llogariste shqiptarët, Kosovën dhe Shqipërinë, por me vizitën e fundit të presidentit turk në Beograd, duket se ky raport ka ndryshuar. Këtë e thotë ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq.

Erdogan këtë javë zhvilloi një vizitë në Serbi, ku me vete kishte 180 biznesmenë, dhe atje u nënshkruan shumë marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë edhe të fushës ekonomike.

Ministri Lajiq në një bisedë për mediet serbe ka folur për këto raporte, dhe ai thotë se marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë më sikur disa vite më parë, përcjell Gazetametro.net.

“Marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë ato që ishin disa vjet më parë. Kjo situatë ndryshoi në mënyrë dramatike nga përpjekja e grusht-shtetit”, ka thënë Lajiq për Radio Vojvodinën.

Ljajiq tha se Vuçiq në atë rast “bëri një gjë të madhe”, sepse “ishte njëri nga të parët që foli publikisht në lidhje me grusht-shtetin duke i dhënë mbështetje Erdoganit”.

“Nga ana tjetër, në Shqipëri dhe në Kosovë ka një strukturë të ndjekësve Fetulah Gylen (të cilin Turqia e akuzon si organizator të tentim grusht-shtetit), të cilët janë në pozita të rëndësishme… Disa nga ndjekësit janë në pozita të rëndësishme në Kosovë dhe Shqipëri. Unë nuk e di se sa e saktë është kjo, unë thjesht transmetoj atë që dëgjoj, atë që turqit po e transmetojnë. Dhe, edhe pas shumë kërkesave të dërguara në Tiranë dhe Prishtinë për këta ndjekës të Gylenit, asgjë nuk është ndërmarrë. Ka një ftohje në këto marrëdhënie”, ka thënë Lajiq.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com