Në Sërbi 35.355 shqiptarë me të drejt vote

0

Në Sërbi sot po mbahen zgjedhjet për këshillat nacionale të pakicave nacionale, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të drejt vote sot kanë 35.355 shqiptarë të cilët kanë mundësinë që të përcaktohen për 5 lista, 3 koalicione dhe grupe të qytetarëve.

GLASANJE 

Sipas informatave që kemi në komunën e Bujanocit janë gjithësej 26 vendëvotime. Në zgjedhjet për këshillat nacionale të pakicave në Serbi do të votojnë për 17 këshilla kombëtare dhe në të do të jenë gjithësej 88 lista dhe 880 vendvotime. Shqiptarët në këto zgjedhje marrin pjese me 5 lista zgjedhore, tre të subjekteve politike “Partia Demokratike-Dr.Sc. Nagip Arifi”, (PD – BDL) “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”, (PDSH – LPD – RD), “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve” (PVD – UDSH) dhe dy nga shoqëria civile, Grupi Qytetar “Nagip Taipi” si dhe lista “Për Ardhmërinë e Shqiptarëve në Serbi – Sevdail Hyseni”. Ky institucion i pakicës shqiptare në Serbi ka një rëndësi të madhe për realizmin e të drejtave shqiptare në fushat e caktuara dhe kuvendi i përgjithshëm do të përbëhet prej 15 anëtarëve ku pastaj do të emërojnë struktura udhëheqëse. Në territorin e Republikës së Serbisë jetojnë 22 pakica nacionale kurse në këto zgjedhje do të marrin pjesë 17 prej tyre. Ndërkaq sipas fletores zyrtare në tërë Serbin kanë të drejt vote 35 mijë e 355 shqiptarë, në Preshevë 17 mijë e 975, në Bujanoc 15 mijë e 840 dhe në Medvegjë 1384. Sipas komisionit komunal zgjedhorë në ora 7 janë hapur të gjithya vendovitimet dhe nuk është evidentuar ndonjuë parregullsi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com