Në Rusi besojnë se Serbia e ka njohur Kosovën

0

Në Rusi besojnë se Serbia e ka njohur Kosovën

Sipas një hulumtimi të organizatës VCIOM (Qendra Federale për Studimin e Opinionit Publik) qytetarët rusë në shumicë besojnë se Serbia de fakto e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Drejtori i VCIOM, sociologu Valery Fyodorov thotë se ky mendim është rritur kohëve të fundit, pas zbutjes së qëndrimeve të qeverisë Serbe në raport me shtetin e Kosovës, e sidomos pas marrëveshjes së 19 prillit të vitit të kaluar të nënshkruar në Bruksel mes kryeministrave Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi.

Ai në një intervistë për mediat serbe thotë se qytetarët rusë nuk janë kundër të drejtave të kombeve për vetëvendosje dhe referendume.

Dhe për këtë ai thotë se ka një shpjegim.

“Në kohën e Bashkimit Sovjetik e drejta e kombeve për vetëvendosje deri në shkëputje ishte e shenjtë. Në vitet 1991-1992, njohja e kësaj të drejte ka çuar në rënien e Bashkimit Sovjetik, që ka krijuar një traumë të rëndë për shoqërinë tonë. Për më tepër filloi Çeçenia, e cila çoi në integritetin territorial të Rusisë. Dhe nga atëherë te opinioni e drejta e kombeve për vetëvendosje filloi të diskreditohej”, thotë ai.

Megjithatë, sipas Fyodorov në Serbi tani kanë ndodhur zhvillime interesante, sidomos pas anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, dhe pas disa reagimeve nga Serbia, për tradhti nga ana e Rusisë dhe Kinës, të cilat padyshim se do të përmbahen nga bllokimi vendimit, transmeton lajmi.net.

“Por serbët nuk duhet të harrojnë se është vetë Traktati i Brukselit i nënshkruar nga vetë kryeministri i tyre, i cili premton se nuk do të ndërhyjë në pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Qytetarët rusë që janë intervistuar për çështjen e Kosovës, tani për dallim nga viti 2008 e më pas, kanë një qëndrim më pak refuzues ndaj pavarësisë së kësaj pjese. Ata tani besojnë se Serbia de fakto e ka njohur Kosovën”, thotë sociologu rus, i cili shton se për fat të keq, situata është kështu.

Ndërsa kur flet për marrëdhëniet me Serbinë, ai thotë se Rusia me këtë vend ka shumë lidhje të afërta sa i përket historisë, por lidhjet ekonomike nuk janë edhe aq të fuqishme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com