Në rrobat e brendshme tentoi ti fsheh 35.000 euro, por doganierët në Serbi e zbulojn

0

Doganierët sot në vendkalimin kufitar të Preshevës në veturën e një çifti kanë gjetur 43.000 euro që nuk i kishin lajmëruar.

Devizat janë gjetur në orët e hershme të mëngjesit tek çifti me shtetësi turke që nga Gjermania nëpërmjet Serbisë po udhëtonin me veturë “Audi” me targa të Gjermanisë.

Në pyetjen e doganierit se a ka diçka për të lajmëruar, shoferi 50 vjeçar ka thënë se me gruan e tij nuk kanë përveç gjërave personale.

Me kontrollim të detajuar të veturës dhe pasagjerëve, në kutinë e ndihmës së parë nën ulësen e pasagjerit dhe në çantën e shoferit ishin gjetur 18.000 euro, ndërsa tek gruaja në rrobat e brendshme i kishte fshehur 35.000 euro.

33.000 euro iu janë ndaluar ndërsa dy pasagjerëve iu janë kthyer nga 10.000 euro sa edhe munden ti posedojnë pa i lajmëruar me ligj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com