Në Rogaqicë kapet mall i kontrabanduar, në Gjilan transportim ilegal i kafshëve
15:01 | 18 Qershor 2016
Në fshatin Rogaqicë njësiti policor gjatë patrullimit ka ndalur një veturë me targa të Serbisë BU-014-TR që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar ku gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti është duke transportuar mallra komerciale pa dokumentacion përkatës gjegjësisht të njëjtat i ka transportuar përmes rrugëve dytësore.
Me urdhër të prokurorit mallrat janë konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. Kurse në Gjilan nga njësiti policor është ndaluar automjeti transportues- kamion me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari transportonte katër krerë gjedhe pa dokumentacion përcjellës. Lidhur me rastin janë njoftuar Inspektoret e AVU-kut njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/
 

Nevina Shtylla
S