Në Raincë me veturë godet dy fëmijë këmbësorë
14:59 | 20 Prill 2016

Në bazë të të dhënave që ka mësuar presheva.com, të lënduarit janë dy fëmijë, vajza, motra, njëra me moshë 4 vjeçare ndërsa tjetra me moshë 6 vjeçare. Pas kujdesit maksimal dhe dhënies së ndihmës së parë nga stafi i ndihmës së shpejtë në Preshevës, vajza 6 vjeçare është transportuar në spitalin e Vranjës, ku edhe më vonë është transportuar në spitalin e Nishit, për shkak të plagëve të marra në këmbë, gjegjësisht frakturë multiple të këmbës. Vajza tjetër është lëshuar në kujdes dhe shërim shtëpiak. Ditën e martë, rreth orës 13:40 në fshatin Raincë, komuna e Preshevës ka ndodhë një fatkeqësi në trafik ku një vozitës i veturës ka goditur dy këmbësorë, njofton policia e Vranjës, transmeton presheva.com. Këmbësorët, siç ka mësuar presheva.com, janë fëmijë dhe kanë pësuar plagë të rënda trupore, ndërsa për të dhënat dhe gjendjen e tyre shëndetsore ende nuk është mësuar. Rasti është hetuar nga zyrtarë policor të Preshevës.
Françeska Jaçe