Në Preshevë e Bujanoc, pjesëmarrja më e ulët në presidencialet serbe

0

Pjesëmarrja më e vogël e daljes në zgjedhjet për president të Serbisë u regjistrua në Preshevë e Bujanoc.

Madje në komunën e Bujanocit në 6 vendvotime nuk kishte asnjë votues.

Koordinatori i zgjedhjeve për Bujanoc, Fadil Haliti ka thënë për ‘Beta’ se pjesëmarrja e votuesve në këtë qytet ishte tepër e vogël.

“Askush nuk ka votuar në një qendër votimi në Tërnoc të madh dhe në qendrat e votimit në fshatrat Muhovc, Glamour, Dobrosin dhe Konçul”, ka thënë Haliti, kjo deklarat e Halitit, i hedhë poshtë propagandat e portaleve në gjuhën Serbe se 11 votues Shqiptar kishin votuar në fshatin Tërnoc të madh.

Kurse në Preshevë dalja ka qenë vetëm 3.6% apo e kthyer në shifra, në këtë qytet kanë votuar vetëm 1405 votues, përcjell BujanociNet.

Në 22 vendvotime në këtë qytet në kutitë ka pasur më pak se 10 vota.

“Pjesëmarrja ishte e ulët, më pak se 10 votat në kutit e votimit ishin ën fshatart Bukureva, Zuincë, Norco, Cerevajkë dhe Bukovac”, ka thënë Agim Imeri, koordinator për Preshevën.

Disa ditë para zgjedhjes zyrtarët politikë shqitparë bënë thirrje që këto zgjedhje të bojkotohen.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com