Në Preshevë arrijnë 309 shqiptarë nga Kumanova

0

Në Preshevë dje pasdite në Preshevë kanë arritur 309 shqiptarë nga Maqedonia duke u vendosur tek të afërmit e tyre.

Kufiri (1)

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi mUstafa ka deklaruar se në Preshevë kanë ardhë një numër prej rreth 300 shqiptarë nga Maqedonia.

Zëvendës kryetari i komunës Skender Destani ka thënë se këta persona janë të vendosur nëpër shtëpi private dhe askush nuk është paraqitur në komunë që ti sigurohet strehim.

Preshevarët kujtojnë vitin 2001 kur kishte filluar edhe konflikti i armatosur në Maqedoni, kur shqiptarët e fshatit Llojan dhe fshatrave përeth masovikisht kishin ardhë në Preshevë.

Sipas informacioneve të fundit, kufiri në Preshevë është i hapur dhe lejohet qarkullimi, pasi prej mbrëmë kufiri me Maqedoninë ka qenë i mbyllyr.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com