Në Preshev: Helmohen me spray 17 nxënës nga shkolla e mesme!

0

Sot në orët e vona të mesditës, nxënës të fshatrave Geraj, Leran, Bushtran dhe Golemi Doll, që mësojnë në gjimnazin Skenderbeu dhe shkollë e mesme teknike në Preshevë pas përfundimit të orëve mësimore, janë nisur për t’u kthyer në shtëpi.

preshev 1Një person, me një spray që ka poseduar dhe ka qenë së bashku me nxënësit tjerë, deri tani ende i panjohur, ka lëshuar atë substancë e cila ka shkaktuar së pari frigë tek nxënësit. Menjëherë është lajmëruar ekipi i Ndihmës së shpejtë në Preshevë, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka sjellë të gjithë nxënësit në shtëpinë e shëndetit. “Nxënësit janë sjellë me të vjella, vështirësi në frymëmarje dhe kishin frigë të madhe. preshev 2Ne intervenuam të gjithë duke i dhënë ndihmën e parë, deri sa të gjithë pacientët janë shtrirë në repartin e gjinekologjisë” ka thënë dr Beqir Nuhiu. Sipas dr Beqirit, të gjithë nxënësit janë mirë, iu është dhënë ndihma e duhur dhe ata rreth orës të mesnatës do të lëshohen për në shtëpi. Siç është mësuar nga rrëfimet e nxënësve që kanë qenë në autobus, një djalosh, i njohur edhe më herët, ka lëshuar një spray në autobus i cili ka shkaktuar edhe helmimin e nxënësve që janë të shkollave të mesme që po ktheheshin nga Presheva drejt shtëpive të tyre pas përfundimit të orarit mësimor. Pranë nxënësve kanë qëndruar edhe prindërit e fëmijëve të cilët kanë qenë të shqetësuar me rastin në fjalë. Personi i cili helmoi nxënësit me spray, është arrestuar nga policia dhe po mbahet në paraburgim për hetime të mëtutjeshme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com