Në përvjetorin e 18 u përkujtua dalja në skenë e UÇPMB-së dhe vrasja e vllezërve Saqipi (Foto/Video)

0

Sot më 26 janarë, jan rikujtuar martirët e fshatit Dobrosin të cilët u vranë padrejtësisht nga forcat policore Serbe, ku menjëher pas rënjes të vllezërve Saqipi edhe doli në skenë për herë të parë Ushtria për Çlirimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Në këtë përkujtim morën pjesë familjet e dëshmorëve, veteranë të UÇPMB-së dhe qytetarë të Luginës, këtë manifestim e përshëndeti edhe kryetari i OVL-së së Bujanocit z, Muhamed Xhemaili i cili i falemderoj të pranishëmit për rikujtimin e martirëve të fshatit Dobrosin.
Një historik i shkurtë u lexua nga historiani Halim Hasani duke treguar këtë datë e cila e shkroj kthesën dhe historin e Shqiptarëve të Luginës.
I pranishëm ishte edhe djali i Jonuz Musliut, Shqipërim Musliu të cilit edhe ja kishte lënë amanet babai i tij që në qdo datë të shënuar të dëshmorëve të Lugines të jenë pjesmarrës familja Musliu e cila nuk u ndal së punuari për qështjen e shqiptarëve të Lugines deri në fundin e jetës së tij.
Në fund të këtij manifestimi familjarët përshëndetën këtë tubim të organizuar për djemët e tyre të cilët u vranë nga forcat policore Serbe.


Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »