Në Novi Sad shfaqet grafiti “Vdekje muslimanëve”

0

Bashkësia Islame e Serbisë dhe e krahinës së Vojvodinës, ka shprehur shqetësim dhe dënoi ashpër mesazhe të tilla duke theksuar se me këtë bëhet thirrje për linçim të pjesëtarëve të këtij komuniteti fetar.

auto_novisad1423071710Në Novi Sad të Serbisë të martën janë shfaqur grafite me mesazhe të nxitjeje të urrejtjes ndaj muslimanëve, dhe kjo është konfirmuar edhe nga Bashkësia Islame e kësaj krahine të Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rrugën Somborski bulevardi nr. 117 me mbishkrime cirilike është shkruar “Vdekje muslimanëve” dhe ndaj gjysmës së hënës dhe yllit është vendosur një vijë në shenjë kundërshtimi. Punëtorët e Gjelbërimit të qytetit kanë fotografuar grafitin, e kanë lyer dhe pastaj fotografitë i dërguan përfaqësuesve të Bashkësisë Islame.

Bashkësia Islame e Serbisë dhe e krahinës së Vojvodinës, ka shprehur shqetësim dhe dënoi ashpër mesazhe të tilla duke theksuar se me këtë bëhet thirrje për linçim të pjesëtarëve të këtij komuniteti fetar.

Kryeimami i Vojvodinës Muhamed ef. Zilkiç ka thënë për Anadolu Agency se sulmet ndaj besimtarëve muslimanë dhe objekteve të tyre në këtë qytet nuk ndodhin për të parën herë.

Duke shprehur shpresën se policia kësaj herë do të gjejë autorët e aktit dhe t’i sjellë para drejtësisë, Zilkiç tha se nuk e di nëse më parë dikush është dënuar për sulme të ngjashme.

“Besojmë se bëhet fjalë për akt individual dhe sigurisht se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e ngrohta që anëtarët e besimit islam kanë me bashkëqytetarët e tyre. Jam i bindur se shumica e qytetarëve të Serbisë do të dënojnë këto mesazhe, drejtuar muslimanëve, sepse në mënyrë të qartë paraqesin një përpjekje të prishjes së marrëdhënieve njerëzore mes grupeve të ndryshme fetare”, theksoi Zilkiç.

Duke kujtuar se qyteti Novi Sad është i njohur për multietnicitetin e tij dhe se BI-ja me vite ushqen marrëdhënie të mira me Administratën e qytetit dhe kishave të tjera dhe bashkësive fetare, ai u bëri thirrje Kishës ortodokse dhe të gjitha komuniteteve fetare të dënojnë publikisht këtë akt vandal.

“Këto akte nuk do të ndikojnë në aktivitete tona, punën dhe bashkëjetesën me pjesëtarët e bashkësive të tjera fetare”, porositi Zilkiç.

Policia e Novi Sad-it deri më tani nuk dha ndonjë deklarim lidhur me ngjarjen. Për shkak të grafiteve të shpeshta Administrata e Novi Sad-it ka formuar “njësinë anti-grafite”, e cila në muajin e fundit ka fshirë mbi 1.000 grafite në qendër të qytetit. Numri më i madh i grafitëve promovojnë gjuhën e urrejtës. /AA/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com