Në Novi Pazar, BDZ Sanxhak dhe QHM nga Presheva kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje të listës Muamer Zukorliq

0

Në Novi Pazar, BDZ Sanxhak dhe Qendra për hulumtim dhe monitorim nga Presheva kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje të listës Muamer Zukorliq – PËR PAJTIM, ka njoftuar sandzakpress.net

12801483_1259718944042506_5267065795268979798_n

Kryetari i Bashkësisë Demokratike të Boshnjakëve të Sanxhakut (BDZ Sanxhak), dr Jahja Fehratoviq tha me këtë rast që Muamer Zukorliq është kandidat i përbashkët për boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, serbët dhe për të gjithë popujt tjerë në Serbi, që dëshirojnë stabilitet të qëndrueshëm, paqe, prosperitet dhe ardhmëri të përbashkët.

“Pajtimi ndërmjet boshnjakëve, boshnjakëve dhe serbëve, serbëve dhe shqiptarëve, është çështja më e rëndësishme për Serbinë dhe Ballkanin, dhe Muamer Zukorliq, njeri me autoritet, dije, përvojë, dhe me cilësi morali, do të mund më së shumti të kontribuojë në pajtimin thelbësor”, ka thënë Fehratoviq.

“Për këtë arsye Muamer Zukorliq është kandidat i njejtë edhe për boshnjakët, shqiptarët, serbët, hungarezët dhe gjithë popujt tjerë që jetojnë në Serbi dhe dëshirojnë shtetin që do të jetë i njejtë dhe do të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të tij”, ka shtuar ai.

Kryetari i Qendrës për hulumtim dhe monitorim nga Presheva, Kujtim Sadriu, ka kujtuar çfarë ka bërë Muamer Zukorliq për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të Serbisë.

Nga pozita e myftiut të Bashkësisë Islame të Serbisë ka hapur paralelen e Medresesë në Preshevë, ndërsa nga pozita e kryetarit të Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit ka hapur degën në Preshevë, duke i dhënë të rinjëve të Luginës së Preshevës të të gjithë nacionaliteteve e posaqërisht rinis shqiptare u ka dhënë rastin për t’u shkolluar dhe të ndërtojnë ardhmëri më të mirë.

Ai ka thënë që shqiptarët kanë obligim moral dhe kombëtar të mbështesin Muamer Zukorliqin në zgjedhjet e ardhshme, sepse përveç çështjeve të lartpërmendura, në të gjithë paraqitjet e deritanishme gjithmonë ka mbrojtur interesat e popullit shqiptar dhe vlerat e tyre kulturore e kombëtare, si në rastin e përpjekjeve të mbulimit të humanitetit të policit nga Lugina e Preshevës.

Sadriu pret që shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të Serbisë në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë për listën “Muamer Zukorliq – PËR PAJTIM” dhe ka paralajmëruar që do të fillojë mbështetja e kësaj liste në Preshev

 

Me respekt QHM
crm-cim@hotmail.com

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com