Në një vetur me targa të Vrajës jan konfiskuar rreth 25 kilogramë marihuanë (Foto)

0

Vazhdon aktivitetet në luftimin e trafikimit të drogës, nga Ministria e Punëve të Brendshme në Suboticë ku mbrëm jan konfiskuar rreth 25 kilogramë marihuanë dhe është arrestuar një person.

Gjatë kontrollit në hyrje të Suboticës, në një makinë të pasagjerëve me targa të Vrajës, i drejtuar nga M. V. (31) nga Subotica, në ndenjësen e pasme ishte palosur poshtë në një valixhe, policia gjeti gjashtë pako të drogës e cila dyshohet të jetë marihuanë, citon BujanociNet.

Me urdhër të prokurorit të lartë publik në Suboticë, M. V. u dërgua në mbajtëje në paraburgim për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të prodhimit të paautorizuar dhe trafikimin e drogave narkotike. I dyshuari, brenda afatit ligjor, është kërkuar të sillet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com