Në munges korumi dështon seanca e 5 e Kuvendit të Preshevës (Video)

0

Sot me datë 14 qershor, është konvokuar seanca e V e Kuvendit komunal të Preshevës me 3 pika të rendit të ditës.

Përveç rendit të ditës, kryetari Sami Salihu kishte propozuar plotësim të pikëve të rendit të ditës ku dje me datë 13.06.2017 zëvendës kryetari i komunës të Preshevës Reshat Neziri ka dhënë dorëheqje nga ky post me rast që ti kthehet mandati i këshilltarit.

Si pikë e parë e rendit të ditës ishte propozuar konstatimi i dorëheqjes së zëvendës kryetarit të Komunës Reshat Neziri që ti kthehet mandati si ishte radhitur si pikë e dytë e rendit të ditës.

Ndërkohë, këshilltari komunal Merxhan Memishi ka thënë se lëshon seancën e Kuvendit përshkak të situatës së krijuar me mungesën e këshilltarëve.

Opozita ka bojkotuar seancën ndërsa në mungesë të numrit të këshilltarëve dhe ka dështuar seanca e V.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com