Në Miresh të Gjilanit humb jetën një 55 vjeçar
09:58 | 22 Mars 2015

Të dielën rreth orës 18.00 në fshatin Doberqan (Miresh) nga plagët e marra nga goditja e një veture jetën e ka humbur N.K. i lindur 1960 në Miresh. Ismet Hashani vetëm e ka konfirmuar rastin për rajonipress, por nuk ka dhënë detaje për viktimën. Sipas tij vozitësi i dyshuar që ka shkaktuar aksidentin tashmë është arrestuar derisa hetimet janë duke vazhduar rreth kësaj vdekjeje tragjike.
00_12_1427052893601616934
Një vdekje me fatalitet ka ndodhur të dielën në fshatin Miresh të Gjilanit rreth orës 18.00 ka konfirmuar për rajonipress Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale. Sipas Hashanit viktima ishte duke ecur derisa ai është goditur nga një veturë që e ngiste me shpejtësi një djalë i moshës 18 vjeçare. “Policia ka marrë një informatë për një incident, ku mësohet se një veturë në lëvizje dyshohet se e ka goditur një banorë në ecje në drejtimin Kamenicë - Gjilan. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin 18 vjeçar i po të njëjtit fshat” tha Hashani. Burimet tona ndërkaq mësojnë se viktima është N.K. dhe se ai në momentin kur është goditur ishte duke shkuar në vendin e tij të punës ku punonte si roje./rajonipress/
 
Françeska Jaçe
S