Në Medvegjë trupi punues zgjedhorë komunal luan rolin e KRZ-së

0

Procesi zgjedhor i zgjedhjeve për KNSH të 26 tetorit të këtij viti, në Komunën e Medvegjës nuk kishte ecur siç duhet. Sipas bisedës telefonike me Bajram Mustafën kryetar i degës së Partisë Demokratike në Medvegjë, disa deklarata anonime që ka marrë nëpër disa vendvotime në komunën e Medvegjës, kutit e votimit kanë qenë nga materiali i drurit, pra nuk kanë qenë të dukshme siç janë me ligj.

Medvedja, SO, 1

Sipas Mustafës edhe në Komun të Medvegjës ka patur nga ata persona që kanë ardhur të votojnë e që nuk kanë qen në listat zgjedhore. Kutit me material prej druri ishin vërejtur së pari nga disa të moshuar por që ata sipas Mustafës nuk e dinin sakt se çfar kutish duhet të ishin, por i kanë thënë se ato kuti kinse jan më të mira. Ndërkaq parregullsitë që kanë ndodhur Mustafa thotë se, janë mundësuar edhe nga trupi punues i cili ka qenë i detyruar ti formoj këshillat votues për vendvotime në Komunën e Medvegjës. “Me këtë rast ne si grup nga Medvegja kemi bërë vërejtje menjëherë atë natë mbas orës 8 dhe i kemi dërguar trupit punues në Medvegjë, por nuk kemi patur kujt t’ia dorëzojmë ankesën pasi që kryeshefi i administratës nuk ishte në vendin e punës, megjithate atë e kemi bërë ditën e nesërme përmes sekretarisë në kuvendin komunal të Medvegjës, por vërejtja jonë nuk është përfillur fare” thotë Mustafa. Ai thotë se përgjigja që iu është kthyer nga trupi punues zgjedhorë, ka qenë se, nuk kemi qenë të autorizuar të bëjmë ankesë dhe kështu vërejtja është hudhur poshtë edhe përkundër faktit se vërejtja është dashur të shqyrtohet nga Komisioni Republikan Zgjedhorë. Mustafa shpresonë që e vërteta të dal në pah dhe që të përsëriten zgjedhjet në Komunën e Medvegjës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com