Në Medvegjë ndodhi skandali i dekadës, përse po heshtin OSBE dhe KRZ

1

Në Shekullin XXI të votohet me një kuti votimi të padukshme, (druri apo kartoni), në proceset kur Sërbia po përgaditet për BE dhe kur përfaqësues të BE-së vëzhgojnë zgjedhjet, kjo skenë i përngjanë ndonjë vendbanimi të Xhunglës, ku ndoshta akoma nuk është zbuluar kutia e tejdukshme e votimit.

18441647644f6784f781f7a905782184_v4-big

Zhvillimi i procesit zgjedhorë për zgjedhjet e KNSH-së në komunën e Medvegjës për Komisionin Republikanë Zgjedhorë dhe OSBE-në si duket ishte shumë pak i rëndësishëm, ngase në vendvotimet e kësaj komune, ditëne e dielë ndodhën çudira të cilat ndoshta janë edhe për Librin e Genisit, por që KRZ dhe OSBE nuk i evidentuan askund ngase për ta nuk ishin të rëndësishme. Në vendvotimin në fshatin Tupallë të Medvegjës, të dielën u votua me kuti të padukshme votimi, dhe dëshmitarët kanë thënë se po e njeta kuti qysh në mëngjës ishte përplot fletvotime, sikur atë ditë të ishin kthyer të gjithë të shpërngulurit në vatrat e tyre stërgjyshore, por që jasht këtij vendvotimi Tupalla prapë ishte e njëtë, e heshtur dhe pa banorë, veç atyre që numërohen në gishta. Një skandal i kohës së dikurshme kishte ndodhur edhe në fshatin Svircë, por që në këtë fshat në mënyrë pak më moderne, kutia e votimit ishte e dukshme por që në të ishte votuar një ditë më parë, gjegjësisht të shtunën, kështu që ditën e votimit komisionerët e këtij vendvotimi e kishin quar kutin e gatshme me vota ne vendvotim, jo për tjetër por ndoshta për mos ti lodhur votuesit. Të gjitha këto parregullsi edhe disa të tjera, u janë dorëzuar KRZ-së dhe OSBE-së, por motive i heshtjes së tyre akoma nuk dihet,/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

  1. Nuk esht hera e par qe ndodh kjo ne komunen e Medvegjes sepse kriminelet i kan ne dore te gjitha, po ashtu edhe osbe ekan kshtu qe te njejt jan keta pisa, kur do tju vie fundi ktyne krimineleve te pashkolleve qe e moren ne qaf e ter popullin e medvegjes

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com