Në Medvegjë: 14 kryetarë të bashkësive lokale dhe funskionarë lokalë akuzohen për kundërvajtje

0

Kryetarët e 14 bashkësive lokale në territorin e  komunës së Medvegjës do të kërkojnë drejtësi, për siç thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga kryetari i komunës, Dragisha Petroviq, sulm të organizuar politik ndaj qytetarëve lojalë të Medvegjës.

kryetaret-e-bashkesive-lokaleAta dje së bashku me drejtorët e: NP “Drejtorati për urbanizëm dhe ndërtim”, “Qendrës për punë sociale”, shf “Partizanski dom” në Buçumet, shf “Zenel Hajdini” në Tupallë, “Shtëpisë së shëndetit” në Medvegjë, ish avokatin publik të komunës Radivoje Stojkoviq dhe ish kryetaren e KK Medvegjë, Natasha Filliq, kanë dhënë deklarata në gjykatën për kundërvajtje lidhur me paditë për kundërvajtje që u janë bërë. Siç shkruan në komunikatë, të cilën e transmeton, mepress. info, këtyre personave, këshilltarët nga radhët e Partisë Përparimtare Serbe, Lubisha Ristiq dhe Nikolla Millojkoviq u kanë dërguar kërkesa për qasje në informacione me rëndësi publike, me një spektër të gjërë që arrinë periudhën kohore deri në 10 vjet. Paditë për kundërvajtje janë bërë për shkak të përgjigjeve të vonuara. Me këtë konsiderohet se është paralizuar puna e organeve komunale. Seanca e ardhshme është shtyrë për datën 17 mars 2015 sepse të gjithë të lartpërmendurit nuk kanë dashur të japin deklarata pa avokatë, shkruan në komunikatë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com