Në Madrid kërcënime për sulm, evakuohen trenat

0
Policia spanjollle ka njoftuar se i ka evakuar trenat në Madrid, pas arrestimit të një personi i cili ka kërcënuar se do ta hedh në erë një tren të udhëtarëve.

Mediat spanjolle kanë njoftuar se trenat në stacionin Atocha, janë duke u evakuar pas kërcënimeve të shprehura nga një pasagjer në tren, i cili tren hynte në qytet nga rrethinat jugore.

Është e paqartë nëse i dyshuari mbante eksplozivë.

Një shpërthim që kishte pasur cak udhëtarët në një stacion treni në vitin 2004 në Madrid, kishte lënë të vdekur 191 persona dhe plagosur 2 mijë të tjerë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com