Në Luginë nuk do të ketë regjistrim, por vlerësim të popullatës
10:02 | 03 Qershor 2015
Nën organizimin e Ministres për administrat shtetërore dhe pushtet lokal Kori Udovicki në ndërtësën e Qeverisë së Sërbisë sot është zhvilluar një takim i përbashkët mes përfaqësuesve të Qeverisë së Sërbisë, ndërkombëtarëve dhe përfaqësuesve të pushteteve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. MINOLTA DIGITAL CAMERA Siq ka mësuar BujanociNet, në këtë takim në parim palët janë dakorduar për vlerësimin e numrit të popullatës nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët do ta bëjnë në këto tri komuna. Javën e ardhshme me dakordim të palëve në Preshevë dhe Bujanoc do të qëndrojnë tre ekspertë të cilët do të zhvillojnë takime me përfaqësues të pushteteve lokale për vlerësimin e popullatës në bazë të dokumenteve. Ekspertët ndërkombëtarë do të jenë nga OSBE, Bashkimi Evropian dhe njëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komunën e Bujanocit e kanë prezentuar kryetari i komunës Nagip Arifi, ai i KK njëherit kryetar i KKSH-së Jonuz Musliusi dhe kryeshefi i administratës lokale Nasim Rexhepi si dhe përfaqësuesit e serbëve lokal, ngjashëm është prezentuar edhe komuna e Preshevës sikurse edhe administrata lokale e Medvegjës dhe deputetet shqiptarë Riza Halimi dhe Shaip Kamberi si dhe deputeti serb Nenad Mitrovic. Pala ndërkombëtare është përfaqësuar nga OSBE, SHBA, Britania e Madhe, dhe Bashkimi Evropian./BujanociNet/

Alesia Bami