Në Lluçan tek 63 vjeçari me Golf 2 gjenden 180 kilogram kaçik pule

0

I pyetur se çka ka për të lajmëruar, është përgjigjur “Diçka pak, kaçik pule për përdorim personal”. Pastaj ka pasuar kontrollimi i detajuar i veturës në të cilën janë gjetur 12 kuti me nga 15 kilogram kaçik pule.

Kaqikat 3Duke kryer kontrollim të thellë në rrugën Lluçan – Bujanoc, doganierët në bashkëpunim me xhandarmerinë serbe kishin vendosur të ndalojnë veturën “Golf 2” me targa të Bujanocit, të cilën po e drejtonte një shqiptar nga komuna e Bujanocit, transmeton presheva.com.

Vozitësi ishte pyetur se çfarë ka për të lajmëruar, ai është përgjigjur se ka “pak kaçik për përdorim personal në shtëpi. Pas kontrollimit të detajuar, në veturë iu janë gjetur 12 kuti me nga 15 kilogram kaçik pule.

Kutitë ishin të vendosura në shumë vende të veturës, në bagazh, në ulësen e pasme të mbuluara me batanie, në hapsirën përpara ulëses së ndihmësit të shoferit.

Në kuti shihet se mishi i pulës ka prejardhje amerikane dhe ka afat të përdorimit.

Pas zbulimit të mishit të pulës, vozitësi ka deklarura se mishin e ka blerë në fshatin Dobrosin, nga një person i panjohur, i cili mallin e ka transportuar me kamion nga ky fshat. Për këtë mish, vozitësi i Golf 2 nuk ka pasë dokumente përcjellëse.

Mishi menjëherë iu është dorëzuar inspeksionit veterinarisë, ndërsa kundër 63 vjeçarit është ngritur vepër penale.

Kaqikat 2 Kaqikat 1

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com