Në Llojan të Kumanovës therret me thikë emigranti afgan

0

Një emigrant afgan është therrur mbrëmë me thikë në oborrin e xhamisë në fshatin Llojan të Kumanovës.

llojan

Siç bëhet e ditur, 18 vjeçari nga ky fshat është zënë me emigrantin afgan i cili kishte hyrë në xhaminë e këtij fshati kufitar për t`u strehuar.

Zënka ka kulmuar me incident, me ç`rast djaloshi llojanas ka therrë me thikë emigrantin afgan. Banorët e fshatit janë të irrituar me prezencën e madhe të emigrantëve në këtë rajon.

Sipas tyre, prania e madhe e emigrantëve afrikan po sjellin probleme në fshat. Pas dokumentimit të rastit, policia do të merr masat përkatëse.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com