Në kufirin e Preshevës konfiskohen 53.100 euro nga shqiptari i Maqedonisë /foto/

0
Në kufirin e Preshevës konfiskohen 53.100 euro nga shqiptari i Maqedonisë /foto/

Në vendkalimin kufitar të Preshevës është ndaluar transportimi me mbi 50.000 euro jashtë shtetit.

Në orët e vonshme të natës së ditës së martë, në kufi ka arritur një veturë e tipit BMW X5 me targa të Sllovenisë, në të cilën një person shqiptar nga Ma qedonia, i shoqëruar me prindërit duke udhëtuar në relacionin Kroaci – Maqedoni, janë gjetur një shumë e konsiderueshme e të hollave, njofton dogana,

Në kontrollimin e detajuar të veturës, pas deklaratës së shoferit se nuk ka asgjë për të deklaruar për doganë, janë gjetur 83.100 euro.

Një pjesë e të hollave, 30.000 euro, ishin fshehur nën këmbët e ndihmës shoferit, ndërsa 10.000 euro janë gjetur në cantën e dorës që ishte e vendosur në ulësen e pasme.

Në kuletën e shoferit janë gjetur 40.000 euro ndërsa në kuletën e babait të tij janë gjetur 4.000 euro.

Udhëtarët deklaruan se këto të holla i kanë fituar me ëmbëltore me të cilën merren familjarisht. Secilit udhëtar iu janë kthyer nga 10.000 euro, sa edhe është e lejuar që të mos deklarohen, ndërsa 53.100 euro janë mbajtur në doganë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com