Në Konçul sot përsëriten votimet

0

Me vendim të Komisionit Republikan Zgjedhorë sot në vendvotimin nr.8 në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit do të përsëriten votimet për zgjedhjet e KNSH, të cilat u mbajtën më 26 tetor të këtij viti.

 nuza

Arsyeja e anulimit nga KRZ ka qenë, se në kutinë e votimit është gjetur një votë më shumë se sa numri i votuesve që kanë dal me 26 tetorë për të votuar. Aktvendimi ka arritur në zyren e koordinatorit të trupit punues të komunës së Bujanocit Nasim Rexhepi, dhe në bazë të këtij vendimi është vendosur që sot të përsëriten zgjedhjet në fshatin Konçul. Në këtë vendvotim të drejt vote kanë 793 votues, ndërsa vendvotimi sipas rregullave zgjedhore është hapur në ora 7:00. Në këtë vendvotim në ora 11:30h do të votojë edhe lideri i LPD-së njëherit kryetarë i kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu i cili në garë për KNSH-në ka hyrë në koalicion me PDSH dhe RD./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com