Në Konçul për një votë përsëriten zgjedhjet, në Medvegjë për 1000 nuk ndodhë asgjë

0

Me vendim të Komisioni Republikan Zgjedhor është anuluar votimi në vendvotimin nr.8 në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit, pasi në kutinë e votimit është gjetur një votë më shumë se sa numri i votuesve që kanë dal me 26 tetorë për të votuar.

 votimet Jonuzi

Aktvendimi ka arritur sot në zyren e koordinatorit të trupit punues të komunës së Bujanocit Nasim Rexhepi, dhe është vendosur që të përsëriten zgjedhjet në fshatin Konçul. Përsëritja e zgjedhjeve në fshatin Konçul do të mbahen të dielën me 2 nëntorë, nga ora 7 deri në orën 20. Në fshatin Konçul të drejt vote kanë patur 793 votues, në zgjedhje kanë votuar 706, ndërsa në kuti janë numëruar 707 fletvotime, dhe kjo është arsyeja që komisioni Republikan Zgjedhor ka vendosur të përsëritet votimi në vendvotimin numër 8 në fshatin Konçul. Në këtë vendvotim do të votojë edhe lideri i LPD-së njëherit kryetarë i kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu, i cili në garë për KNSH-në ka hyrë në koalicion me PDSH dhe RD. Vlenë të theksohet se, parregullsi shumë më të mëdha jën evidentuar në vendovtimet në Tupallë dhe Svircë të komuëns së Medvegjës, ku përveç që është përdorur kutia e padukshme e votimit, kanë ndodhur edhe parregullsi tjera si, mbushja e kutive dhe anulimi votave të PD-së nga militantët e PVD-së, kanë deklaruar dëshmitarët nga komuna e Medvegjës./Bujanocinet/

1 001

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com