Në komunën e Bujanocit nuk ka raste të pickimit nga rriqrat, por mjekët apelojnë kujdes të veçant

0

Në këto kohë të nxehta gjatë daljes në natyrë apo në vende me gjelbërim duhet të mbrohemi shumë sepse mundë të ndodhë ndonjë pickim apo kafshim i rriçrave. Fatmirësisht rastet e tilla janë mjaft të rralla dhe nuk paraqesin problem të rëndë mjekësor.

rriqrat

Kafshimet nga insektet (arëzat, bletët, rriqrat) janë të rëndësishme për shkak se shkaktojnë reaksione alergjike të cilat e sensibilizojnë organizmin e njeriut. Simptomat apo shenjat te kafshimet nga insektet, veprimet helmuese shoqërohen me dhimbje të kohëpaskohshme, me dhimbje koke, mundim me të vjella, dhimbje barku, ngritje e lartë e gjakut, nxehtësi, infeksione lokale, sistemime, reaksione të lehta të gjeneralizuar, reaksione anafilaktoide kështu sqaron specialistja e mjekësisë Marina Illiq pranë shtëpisë së shëndetit në Bujanoc. “Rrezik potencial paraqet zhvillimi i reaksionit anafilaktik, nëse nuk mjekohet në mënyrë adekuate, shumë shpejt mund të jetë vdekjeprurëse. Nëse ndokujt i ndodhë ndonjë kafshim nga insektet e lartpërmendura është mirë që menjëherë të lajmërohen në stacionin shëndetësorë për të kryer shërbimin ashtu si duhet, për të mos patur pasoja të mëdha, e në qoftë se ndokush del në natyrë është e preferueshme që në këtë kohë të vishen me rroba të gjata dhe të bardha me qëllim të mbrojtjes së trupit nga ngacmimi i insekteve apo kafshimi i rriqrave dhe menjëher duhet të kontrollojnë çdo pjesë të trupit pas kthimit në shtëpi”, ka thëmë specialistja e mjekësisë Marina Illiq. Ajo gjithashtu shpjegon, në rast se i aksidentuari nuk mundë të intervenojë menjëherë atëherë këshillohet që të Shpërlajë me ujë dhe me sapun vendin e thumbuar nga insektet dhe vendosni kompresa të ftohta me qëllim të zvogëlimit të dhimbjeve. Largimi insektit bëhet ngadalë, me durim, duke e lagur vendin e kafshimit me pincet nga lëkura e personit të thumbuar, por duke pas kujdes që të mos mbetet asnjë pjesë e trupit të insektit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com