Në komunën e Bujanocit janë 11 raste pa përkujdesje prindërore

0

Fëmijët pa kujdes prindëror kur të mbarojnë shkollimin e rregullt ata fëmijë nuk gjenden më në mbrojtjen sociale ka thënë dje Milena Jakshiq, koordinatore e projektit për inkluzim social të fëmijëve pa prindër, projekt i quajtur “Gjenerata për ardhëmrin”, shkruan gazeta serbe.

images

Në Serbi, sipas të dhënave nga Qendra për Punë Sociale, ka rreth 6500 fëmijë pa kujdes prindëror, dhe nga këto vetëm 3% vazhdojnë arsimimin e tyre pas shkollës së mesme. Pa përkujdesje prindërore ka dhe në komunën e Bujanocit që i përkasin përkatësisë shqiptare, serbe dhe rome, bëjnë të ditur nga Qendra për punë Sociale në komunën e Bujanocit, duke theksuar se janë 11 fëmijë por që janë të sistemuar në familje të ndryshme në komunën e Bujanocit dhe jashtë saj. Qendra për Punë Sociale sipas Ibrahim Alishanit udhëheqës i rasteve të tilla, për çdo familje që janë duke u përkujdesur për fëmijët ndan një shumë të caktuar të mjeteve për ti mbajtur fëmijët me veshmbathje, ushqim dhe furnizim me libra, si dhe prindit i paguhen sigurimi dhe stazhi. Këta fëmijë sipas Jashiq, kur ta mbarojnë shkollimin, shteti i ndihmon deri në dy vite, e nëse nuk punësohen pas kësaj periudhe marrin përgjegjësit vetë të rinjtë ka thënë ajo, duke shtuar se deri më tani përmes programit trajnues për punësim të cilën e organizon “Gjenerata për ardhmërinë” e kanë kaluar 24 fëmijë nga 24 qytete të Serbisë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com