Në kërkim të arit: Si iu bashkuan kosovarët garës për kripto-valuta?

0

Duke mihur, shitur, dhe zhvilluar valuta digjitale ‘peer-to-peer’, kosovarët janë duke ndërtuar një ambient të përshtatshëm që vendi të përjetojë një lulëzim të ri teknologjik.

A e di se, më pyeti Milot Mehmeti derisa po rrinim në kafenenë e tij, për të deponuar para në bankë në Kosovë duhet të paguash një euro? Për këtë arsye, më tha ai, nuk kam një llogari personale bankare.

Një mihës dhe shitës i kripto-valutave gjatë ditës, Mehmeti është edhe pronari krenar i biznesit të parë kosovar që pranon bitcoin, një valutë digjitale ‘peer-to-peer’ që i anashkalon bankat si ndërmjetëse në transaksion. Kafeneja e Mehmetit, e hapur vetëm para dy jave, është po ashtu shtëpia e një nga dy bankomatet e para të bitcoin në vend, përmes të cilave mund të shkëmbehen eurot e fituara me djersë për bitcoina, një njësi e vetme e të cilit vlerësohet momentalisht 2,875 dollarë amerikan.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Kallxo.com

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com