Në Kamenicë arrestohet një grua, dyshohet për sulm ndaj burrit dhe fëmijëve

0

Policia ka arrestuar në Kamenicë një grua nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshortin dhe fëmijët.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:30.

“Është arrestuar e dyshuara pasi që e njëjta për shkak të gjendjes së rëndë psikike, kohët e fundit, ka sulmuar bashkëshortin dhe dy fëmijët”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në repartin e Psikiatrisë në Spitalin e Gjilanit nën sigurimin e Policisë së Kosovës.

Rasti po trajtohet si sulm.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »